Flash News

KRYESORE

Konfindustria: Të ndryshohet buxheti 2018, t’i jepet prioritet parandalimit të përmbytjeve

Konfindustria: Të ndryshohet buxheti 2018, t’i jepet prioritet

Konfindustria vlerëson, në një njoftim për shtyp, se qeveria duhet të ndërtojë dhe të zbatojë sa ne shpejt strategjinë për parandalimin e përmbytjeve masive të përsëritura. Buxheti i vitit 2018 duhet të ndryshojë në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë për të ridrejtuar financimet në ngritjen e sistemit kundër përmbytjeve.

Kuvendi i Shqipërisë duhet t’i kërkojë ekzekutivit, që të përgatisë projektet dhe të paraqesë për miratim ndryshimet e nevojshme në buxhetin e vitit 2018.

Konfindustria vlerëson, se përsëritja e bllokimit të rrugëve kombëtare përfshi kryeqytetin si dhe përmbytjet masive të bizneseve dhe tokave bujqësore, është me pasoja shumë të rënda ekonomike dhe financiare në afatgjatë. Rënia e sistemit tregon efektivitetin e ulët të financimeve të deritashme me shenja te qarta të paaftësisë institucionale dhe korrupsionit. (Monitor)

 

Të fundit