Flash News

Kosova

Vritet gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës

Vritet gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë,ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua.

Sikundër raportojnë mediat e Kosovës, bazuar në informacionet e para, viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një incidenti, ku familja Murseli është përballur me disa grabitës.

Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar

Të fundit