Flash News

KRYESORE

Kurti takon Mustafën: Vendosëm që pas certifikimit të rezultatit të formojmë qeverinë brenda 3 ditëve

Kurti takon Mustafën: Vendosëm që pas certifikimit të

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, se vendosën që një orë pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, do të takohen që të mund ta bëjnë marrëveshjen brenda 3-4 ditëve.

“Jemi marrë vesh që të takohemi 1 orë pas certifikimit të rezultateve dhe të merremi vesh, me ç‘rast ftesa ime dhe përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa është tashmë e dhënë se një orë pas rezultateve të KQZ-së, ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve ose më pak se 100 orëve marrëveshjen tonë përfundimtare për koalicionin qeverisës”, tha Kurti.

Ai shtoi se o të vazhdojnë takimet mes grupeve punuese për harmonizimin e programit qeverisës i cili i ka 26 faqe tekst.

Kurse Mustafa u shpreh se në takimin me Kurtin nuk u diskutua as për poste e as për ministritë konkrete.

“Patëm një takim me zotin Kurti para certifikimit të rezultateve. Vlerësuam punën që është bërë mes ekipeve punuese për harmonizim të programit qeverisës, dhe erdhëm në përfundim se është arritur shumë në këtë aspekt. Në aspektin e numrit të ministrive është arritur pajtueshmëri, dhe u pajtuam që porsa të certifikohen rezultatet, të takohemi dhe të merremi vesh për qeverinë e përbashkët mes dy partive tona”, tha Mustafa.

Të fundit