Flash News

KRYESORE

Kush do jetë nënkryetari i ri i Kuvendit? Komisionet që do të drejtojnë grupet e Hajdarit dhe Musait

Kush do jetë nënkryetari i ri i Kuvendit? Komisionet që do

Me daljen e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Kuvendi, posti i nënkryetarit dhe Komisionet kanë mbetur pa përfaqësues.

Kështu, Grupi Parlamentar Demokrat dhe Grupi Parlamentar i Pavarur do duhet të zgjedhin deputetin që do të emërohet në postin e nënkryetarit të Kuvendit, që pak muaj më parë mbahej nga Edi Paloka, si përfaqësues i PD-së.

Këto dy grupe parlamentare do të zgjedhin edhe kryetarët për Komisionin e Mediave dhe të Arsimit, Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, si dhe Komisionin e Integrimit Evropian. Këto komisione drejtoheshin respektivisht nga Albana Vokshi, Petrit Vasili dhe Genc Pollo.

Grupi Parlamentar Demokrat drejtohet nga Rudina Hajdari, ndërsa Grupi Parlamentar i Pavarur nga Nimet Musai.

Të fundit