Flash News

KRYESORE

Lufta me Covid-19,  BE po shqyrton hapje ose jo të kufijve pas Pashkëve

Lufta me Covid-19,  BE po shqyrton hapje ose jo të kufijve pas

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se vendet anëtare të BE po diskutojnë mbi mundësinë e zgjatjes ose jot ë mbylljes së kufijve përtej Pashkëve.

Në një prononcim për Radio 1 Europë ajo tha se konsultimi mes vendeve vazhdon dhe ende nuk është vendosur konkretisht.

 “Ne jemi në konsultim me vendet anëtare se si do të vazhdohet përtej Pashkëve”, u shpreh ajo.

Von Der Leyen u ndal te buxheti i ardhshëm i BE, për të cilin tha se do të marrë forëmn e një ‘Plani Marshall’, pasi në këtë mënyrë do të përmirësohet ekonomia e Europës pas luftës që po kalon nga pandemia.

Kujtojmë se vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja, të dyja anëtare të BE-së.

Vendimin për mbylljen e kufijve, vendet anëtare të BE e morën më 17 mars. Ato ranë dakort të mbyllin kufijtë për të gjitha udhëtimet jo thelbësore për 30 ditë.

Të fundit