Flash News

KRYESORE

Masat kufizuese për Covid-19, Meta thirrje qeverisë: Të jenë në përputhje me Kushtetutën

Masat kufizuese për Covid-19, Meta thirrje qeverisë: Të jenë

Presidenti Ilir Meta ka dalë me një thirrje për qytetarët dhe qeverinë sa i takon masave kufizuese të ndërmarra ndaj pandemisë Covid-19.

Fillimisht, Meta apelon qytetarët që të respektojnë të gjitha kufizimet e bëra publike, në të mirë të përbashkët.

“I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët.

Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne”, apelon presidenti, i cili ka një thirrje edhe për aktet që ndërmerr qeveria.

“Është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre.

Çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci krysore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie për të gjithë”, thekson Meta.

https://politiko.al/dyndjet-ne-tregje-rama-njofton-masa-te-reja-ndeshkimore-per-kokeshkretet-deri-ne-heqje-lirie/

Të fundit