Mbrojtësi i kombëtares Ivan Balliu firmos me ekipin spanjoll

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ivan Balliu, do të luajë sezonin e ardhshëm me ekipin e Almeria-s, që garon në Ligën e dytë spanjolle. Vetë lojtari kuqezi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Instagram” ka bërë publik klubin e tij të ri.

Futbollisti 27-vjeçar ishte pjesë e Metz-it prej 4 sezonesh, duke u shndërruar në një futbollist të rëndësishëm për skuadrën franceze.

Me ekipin francez, shqiptari u aktivizua 104 takime, ku realizoi edhe 1 gol. Balliu tashmë do të rikthehet në Spanjë, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Gironës dhe Barcelonës. Vjet Almeria u rendit në vendin e 10-të. Me eksperiencën e tij, Balliu do të përpiqet që të ndihmojë ekipin të ngjitet në kategorinë e më të mirave në Spanjë.