Flash News

KRYESORE

Mbyllet protesta e studentëve para kryeministrisë: Kthehemi sërish nesër!

Mbyllet protesta e studentëve para kryeministrisë: Kthehemi

Pas pothuajse katër orësh studentët kanë njoftuar mbylljen e protestës para godinës së kryeministrisë teksa kanë njoftuar se ditën e nesërme do të mblidhen sërish për të protestuar.

Protesta e sotme ishte e para për këtë vit. Sot studentët kanë shtuar edhe një pikë tjetër në listën e kërkesave të tyre, duke kërkuar anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Edhe ditën e nesërme është njoftuar se nuk do të zhvillohet mësim. Studentët kanë përsëritur disa herë qëndrimin se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Të fundit