Mbyllet universiteti i financuar nga George Soros në Hungari

Zyrtarë të Universitetit të Europës Qendrore, i themeluar nga miliarderi George Soros, njoftuan të hënën se i kishin detyruar t’i mbyllnin mjediset që kanë në Hungari.

Michael Ignatieff, rektor i Universitetit, njoftoi përmes një deklarate të hënën, se “ishte dhënë urdhër për mbylljen e Universitetit”, gjë që ai e quajti një “dëbim arbitrar”.

Universiteti, i hapur në vitin 1991 dhe që është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, në Nju Jork, prej më tepër se një viti kishte probleme ligjore, nga koha kur Hungaria ndryshoi ligjin e arsimit të lartë për universitetet e huaja.

Kritikët e kryeministrit hungarez Viktor Orban thonë se ky ligj ishte krijuar posaçërisht për të vënë në shënjestër Universitetin e Europës Qendrore.

“Ky është një veprim i paprecedent, një universitetit amerikan që dëbohet nga vendi, që është aleat i NATO-s,”- tha zoti Ignatieff, raporton ‘Voa‘.

Ai tha se universiteti tha se do ta mbajë kampusin e tij në Budapest, por se programet e tij të akredituara në Shtetet e Bashkuara do të çohen në Vienë.