Flash News

KRYESORE

‘Më jep 3 mije euro’, tentohet të grabitet exchange në Tiranë, punonjësja me ulërima kërkon ndihmë

‘Më jep 3 mije euro’, tentohet të grabitet exchange

Tentohet të grabitet një pikë exchange te zona e ‘Freskut’ mesditën e kësaj të diele.

Burimet në vendngjarje thanë se ka qenë një person i cili ende nuk është identifikuar, i cili ka hyrë brenda dhe i ka thënë punonjëses “më jep 3 mije euro”.

Më pas ka nisur të godasë xhamin dhe ka kërkuar me instistim paratë.

Në këto kushte, punëonjësja ka mundur të dalë deri te dera dhe të kërkojë ndihmë duke bërtitur.

I gjendur përballë faktit që shumë persona që ndodheshin jashtë exchange e dëgjuan, i trembur ai ia ka mbathur me vrap.

Mësohet se autori ka qenë pa maskë vetëm me një palë syze të errëta. Policia po patrullon të gjithë zonën për kapjen e tij teksa po verifikohen kamerat e sigurisë./Panorama

 

Të fundit