Flash News

KRYESORE

“Më ngacmonin dhe ndihesha e shëmtuar”, Lady Gaga flet për vështirësitë në shkollë

“Më ngacmonin dhe ndihesha e shëmtuar”, Lady Gaga flet

Sot është një nga këngëtaret më të mira në botë, me një karrierë të pasur e me fansa në gjithë botën. E spikatur për stilin e saj të veçantë dhe ndryshe nga të tjerët, Lady Gaga ka dalluar gjithnjë nga të tjerët.

Përveç muzikës, Gaga tashmë është pjesë edhe e kinematografisë. Në një intervistë në Variety`s, gjatë të dielës për rolin e saj në filmin “A Star is Born”, ajo ka treguar shumë për të kaluarën e saj.

“Kur e shoh veten time në këtë film shoh shumë nga vetja ime kur isha më e re dhe s’kisha besim në veten, kur isha e ngacmuar në shkollë dhe ndjehesha e shëmtuar dhe shpëtimi im i vetëm ishte muzika. Kështu fillova të shkruaj këngë dhe të këndoja, sepse në këtë mënyrë mund të ikja nga tërë ajo dhimbje,”- ka thënë Gaga.

Të fundit