Flash News

KRYESORE

Merkel: Bashkimi i Evropës, kur të përfshijë Ballkanin Perëndimor

Merkel: Bashkimi i Evropës, kur të përfshijë Ballkanin

Evropa do të bashkohet vërtet kur të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

Kështu u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel nga Hungaria, ku merrte pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të të ashtuquajturit “pikniku pan-evropian” – një ngjarje simbolike që çoi në eksodin masiv të banorëve të Gjermanisë Lindore në Perëndim, rënien përfundimtare të Perdes së Hekurt dhe afrimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore, shkruan politico.eu.

Deklarata e kancelares gjermane, nënkupton një tjetër konfirmim të angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, por një ide jo e mirë midis disa anëtarëve të BE-së dhe shumë votuesve në Evropën Perëndimore.

Kancelarja gjermane theksoi se uniteti evropian nuk do të përfundojë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Nëse i shikoni gjërat gjeostrategjike dhe gjithashtu shikoni hartën, do të shihni se Evropa do të bashkohet vërtet me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez Sopron.

Të fundit