Flash News

KRYESORE

Modelet e flokëve që duhet të ketë secila nga ju, frymëzuar nga yjet e Hollywood-it

Nëse jeni duke kërkuar për stilin perfekt të flokëve që do t’ju nxjerri në pah format tuaja të fytyrës, ne ju shfaqim 7 modelet me të mira, frymëzuar nga yjet hollivudianë:

Flokët e gjatë me onde të butë

Kjo është një nga stilet e preferuara të Natalie Portman. Ky model nxjerr në pah këndet e fytyrës dhe mollëzat.

Flokë të shkurtër

Ky model me balluke e përdorur nga Jennifer Hudson provon se flokët e shkurtër janë perfekt për një fytyrë katrore. Balluket zbusin këndet e fytyrës duke e shfaqur atë më të rrumbullakët.

Flokët në gjatësinë e shpatullave

Sipas stilistit të Jenny Balding një model i tillë thekson formën e nofullës.

Kaçurelat

Pavarësisht gjatësisë, flokët me kaçurrela gjithmonë do të jenë perfekte për një fytyrë me kënd. Këtë e vërteton Rita Ora.

Flokë të ndarë anash

Një model i tillë si i Keira Knightley bën që këndet e fytyrës të dalin në pah, por dhe të zbuten pak.

Flokët të kapura lart

Flokët e kapur lart zgjasin fytyrën dhe mollëzat. Këtë e ka shfaqur më së miri Rihanna.

Flokë të gjatë, të drejtë

Flokët e gjatë dhe të drejtë ndonjëherë i bëjnë këndet e fytyrës të mos duken, por kjo mund të rregullohet duke i dhënë pak shkallëzim fundeve të flokut siç e ka paraqitur Jennifer Lopez.

Të fundit