Flash News

KRYESORE

Murrizi e Roshi fitojnë gjyqin me Ruçin, 'detyrojnë' Kuvendin të paguajë pagën e plotë gjatë 3 muajve të pandemisë

Murrizi e Roshi fitojnë gjyqin me Ruçin, 'detyrojnë'

Deputetët e opozitës së re, Muslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë fituar gjyqin ndaj Kuvendit për mbajtjen e pagës gjatë perjudhës së pandemisë. Në këtë mënyrë, Kuvendi është i detyruar me vendim gjykate t’iu paguaj dy deputetëve pagën e plotë gjatë 3 muajve të pandemisë, mars-prill-maj.

Gjykata Administrative së Shkallës së parë gjatë dhënies së vendimit të saj argumentoi se dhurimi i pagës është diçka e vullnetshme dhe jo kolektive.

"Gjykata thekson se mandati i deputetit është individual dhe përgjegjësia mbi sjelljen e gjithsecilit mbi këtë mandat shihet rast pas rasti dhe nuk mund të justifikohet me sjellje kolektive. Në rastin konkret, ndalesa e pjesshme në masën 50% të pagës mujore neto për paditësit Myslim Murrizi dhe Artur Roshi është bërë në kundërshtim me ligjin pasi situata e rëndë ekonomike e shkaktuar nga COVID-19, nuk përbën shkak të përligjur për cënimin e pagës së deputetit, pasi sikurse u theksua më sipër, dhënia e kontributit financiar me qëllim përballimin dhe lehtësimin e kësaj situate është një akt i vullnetshëm dhe jo i detyruar", arsyeton gjykata.

Përpos pagës, kjo pagesë do t'i reflektohet edhe në librezën e punës, kërkesë kjo e dy deputetëve. Nga 122 deputetët aktual të Kuvendit, vetëm Murrizi e Roshi rezulton të kenë depozituar padinë duke kërkuar gjysmën e pagës së mbajtur gjatë 3 muajve të izolimit.

Të fundit