Flash News

KRYESORE

Ndihma nga Kina për Shqipërinë, dhuron teste për COVID-19

Ndihma nga Kina për Shqipërinë, dhuron teste për COVID-19

COVID-19 vazhdon të përhapet në Shqipëri, i cili deri sot ka shkaktuar 15 viktima dhe 259 të infektuar në vendin tonë.

Shqipërisë, i ka ardhur në ndihmë Kina dhuruar teste për COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, teksa falënderon ambasadën kineze në Tiranë për ndihmën ndaj vendit tonë.

“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19. 👉🏻 Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër  akoma edhe më të madhe. 🇨🇳 🤝 🇦🇱 Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar! 🙏🙏”,- shkruan ISHP në “Facebook”

Të fundit