Flash News

KRYESORE

Në Ditën Europiane të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit, ish-deputetja e PD-së nderon martirët e vendlindjes…

Në Ditën Europiane të Viktimave të Nazizmit e të

Me rastin e përkujtimit të Ditës Evropiane të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit që dënon çdo formë të totalitarizmit, ish-deputetja e PD-s;, Albina Deda shkruan se “Sot eshte nje dite e veçante perkujtimi dhe homazhi. Me shume se kushdo popull ne kontinent populli shqiptar i ka perjetuar mizorite komuniste diktatoriale. Mijera vete te pushkatuar, burgosur e internuar ne 45 vjet totalitarizem”.

Ja postimi i deputetes Deda:

“Dita Europiane e perkujtimit te viktimave te komunizmit.

Me shume se kushdo popull ne kontinent populli shqiptar i ka perjetuar mizorite komuniste diktatoriale.

Mijera vete te pushkatuar, burgosur e internuar ne 45 vjet totalitarizem.

Ironia dhe paradoksi i shoqeron akoma qytetaret e vendit tone tek shikojne sot pas 26 viteve post-diktature te drejtojne shtetin e pushtetin pikerisht bijte biologjik te eterve gjakatare.

Jo vetem fizikisht e gjenetikisht por dhe me te njejtin mentalitet arrogance sot Shqiperia perjeton nje kaste qeverisese te shemtuar moralisht e te korruptuar totalisht.E ne kete dite komemoracioni per gjithe Europen e vendin tim une nuk kam si te mos veçoj jo per lokalizem por per realitet Mirditen, vendlindjen time! Askush si kjo treve nuk vuajti pasojat e makabritetit te diktatures.

Ndaj me respekt e nderim perkulem sot perpara atyre martireve qe u flijuan per fajin e vetem se ishin fisnike, nacionaliste e antikomuniste.

Po ashtu perkujtimi i tyre nuk do te ishte i plote e i sinqerte pa nje apel kombetar per reflektim te thelle shoqeruar me pyetjen e thjeshte:

Ku po shkon vendi im, vendi yne?

Si ka mundesi qe çmenduria paradoksale te shoqeroje vendin krenar te shqiponjave ne kete fillim mileniumi?!.

Ne nuk e merituam por e perjetuam diktaturen.

Ne nuk e meritojme por realisht po perjetojme arrogancen e oligarkise.

Sot perkujtim por mbi gjithshka zgjim, zgjim dhe kthjellim!"

Të fundit