Flash News

KRYESORE

Negociatat me Shqipërinë mund të hapen pas zgjedhjeve në BE. Fleckenstein: Kaloni reformën zgjedhore

Negociatat me Shqipërinë mund të hapen pas zgjedhjeve në BE.

Parlamenti Europian miratoi sot raportin e vitit 2018-të për Shqipërinë, ku vlerësohen përpjekjet për reformimin e vendit. Por edhe pse rezoluta mori 459 vota pro, vendi ynë nuk ka asgjë të garantuar për hapjen e negociatave.

Përveç problemeve në realizimin e reformave të brendshme, Shqipëria rrezikohet edhe nga zgjedhjet që do të zhvillohen në BE, në fund të muajt maj të vitit të ardhshëm.

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein thotë për Deutsche Welle-n se me keqardhje, e shoh, se kjo nuk është bërë (hapja e negociatave) dhe shpresoj shumë për një zhvillim pozitiv menjëherë pas zgjedhjeve europiane."

I pyetur nëse zgjedhjet europiane mund ta paralizojnë procesin e integrimit të Ballkanit në BE, në rast të shtimit të forcave djathtiste, Fleckenstein thekson: "Forcat e djathta, antieuropiane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europian, kjo do të reflektohet me shumë gjasa edhe në përbërjen e parlamentit të ri. Por unë pres që edhe pas zgjedhjeve europiane të kemi një mazhorancë të qartë për politikën pro zgjerimit të BE-së."

Për eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein deri në atë kohë, Shqipëria duhet të përgatitet dhe të zgjerojë procesin e reformave. Fleckenstein përmend reformën zgjedhore që Shqipëria duhet ta kryejë. Por edhe "një parlament konstruktiv dhe i besueshëm është i pazëvendësueshëm jo vetëm përsa i përket procesit të reformave, prandaj si opozita dhe mazhoranca qeverisëse janë të thirrura që të përballen së bashku me këto sfida", theksoi Fleckenstein për DW.

Të fundit