Flash News

KRYESORE

“Nënën e gruan t’i rehatova, tani po rehatoj veten”, telefonata që tronditi sot Kreshnikun

Prishtina është tronditur sot nga një krim i trefishtë. Hasan Krasniqi, 61-vjeç, qëlloi fillimisht me armë bashkëshorten e tij, më pas nusen e djalit dhe pak pasi telefonoi këtë të fundit, vrau edhe veten.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Dardania’ në kryeqytetin e Kosovës dhe opinioni publik është tronditur nga krimi makabër.

Sipas gazetës ‘Express’, 61 vjeçari ishte një person problematik dhe familjarët ishin rikthyer në banesë pasi i kishin qëndruar larg për 6 muaj. Ai u kishte premuar se nuk do u shkaktonte më probleme, por përfundoi rezuktoi tragjik.

Pasi kishte dërguar mbesën 2 vjeç te fqinjët, Hasan Krasniqi u rikthye në banesë për t’i marrë jetën bashkëshortes dhe nuses së djalit.

Duke folur për gazetën ‘Express’, pronari i lokalit ku punon Kreshniku, djali i Hasanit, ka bërë të ditur se kishte parë familjarët e tij e kishte biseduar me ta pak para se të ndodhte vrasja.

I njëjti ka shpjeguar edhe se si Kreshniku e kishte marrë vesh se i kishin vdekur gruaja edhe nëna. Kjo do të ndodhte pasi që Kreshnik Krasniqi do të merrte një telefonatë nga babai i tij që nuk do të fliste shumë fjalë.

“Nanën e grun t’i rahatova, tash pe rahatoj edhe veten”, i tha 61-vjecari, djalit të tij, e pak sekonda më vonë vrau veten.

Të fundit