Flash News

KRYESORE

Nesër bllokohen sërish rrugët në Tiranë, por këtë herë nuk është opozita

Nesër bllokohen sërish rrugët në Tiranë, por

Disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara gjatë ditës së nesërme, më 5 maj. Është bashkia e Tiranës që ka njoftuar se do të organizojë ‘Ditën pa makina’, e cila ka për qëllim të ulë nivelin e ndotjes së ajrit.

Shefi sektorit të kontrollit të territorit, në bashkinë e Tiranës, Toni Beni u bëri thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve që nesër të lënë automjetet e tyre në shtëpi, teksa sqaroi edhe akset ku do të kufizohet qarkullimi.

“Ditën e diel do të ketë një bllokim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 17:00, ky shesh do të jetë i bllokuar për lëvizjen e makinave. Gjithashtu, edhe rrugët ndërlidhëse, ose që ndërpresin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara. Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrin masa edhe në lidhje me sigurinë e aktiviteteve”, deklaroi Toni Beni.

Pavarësisht se kryebashkiaku Erion Veliaj pretendon se kjo nismë ka ulur nivelin e ndotjes së ajrit në Tiranë, shifrat e publikuara nga agjenci të huaja tregojnë përkeqësim të situatës.

Të fundit