Flash News

KRYESORE

Nis sot vettingu në polici, kush është shefi i parë që do t’i nënshtrohet vlerësimit

Nis sot vettingu në polici, kush është shefi i parë që

Nis sot seanca e parë e procesit të vettingut në polici.

I pari drejtues që do t’i nënshtrohet vlerësimit kalimtar dhe periodik, në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit është shefi i Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Oltion Shehu.

Seanca e parë dëgjimore pritet të nisë në orën 12:00, kurse trupa e vlerësimit përbëhet nga: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj.

Emri i tij është zgjedhur në bazë të shortit mes 45 emrave të drejtuesve të Policisë, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës që në 8 korrik në faqen e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

I radhës, më 8 nëntor pritet seanca ndaj Adriatik Agos, Zv. Drejtor i Përgjithshëm SHCBA.

Të fundit