Flash News

KRYESORE

OKB jep alarmin: Ulni pabarazinë, po shtohen protestat

OKB jep alarmin: Ulni pabarazinë, po shtohen protestat

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka këshilluar liderët e shteteve të botës që të ulin sa më shumë pabarazitë ndër popullatat e tyre, pasi në të kundërt kjo do të sjellë protesta të fuqishme.

Sipas një zyrtari të OKB-së ka një arsye se përse protestat e dhunshme janë shtuar në vende të ndryshme. Demonstratat në Amerikën Latine dhe vende të tjera, lidhen me pabarazinë në shekullin e 21-të, tha Achim Steiner, administrator i PNUD.

“Ata që janë në pushtet duhet të kuptojnë se nëse nuk reagojnë ndaj kësaj ndjesie zemërimi që njerëzit ndjejnë, legjitimiteti i tyre do të sfidohet. Unë shpresoj që këto protesta, të jenë një thirrje për zgjim.”, tha Steiner.

Sipas OKB-së, ndërsa vendet nxitojnë të zhvillohen, personat që mbeten pa akses në arsimin e lartë, ekonominë digjitale apo shërbimet e tjera, mund të krijojnë probleme. Problem vendet në zhvillim, që përballen me një gjeneratë të re pabarazish.

Të fundit