Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kam frikë nga ata që kanë frikë nga vaksina
A duhet të jetë i detyrueshëm vaksinimi? Mendoj se nuk duhet. Njerëzit nuk duhen detyruar të veprojnë në mënyrë të arsyeshme, sepse imponimi për një veprim të arsyeshëm është në vetvete i paarsyeshëm.
Miljenko Jergoviç/ www.jergovic.com
T’i sqarojmë gjërat që në fillim: po, do të vaksinohem, bile në mënyrë të pakushtëzuar, kundër Covid-19. Jo jashtë radhe dhe me ndërhyrje për favor, por kur ta kem radhën time, pasi të vaksinohen bashkëqytetarët e moshuar që kanë dëshirë ta bëjnë këtë dhe të gjithë ata pesëdhjetë përqind të punonjësve të Shëndetsisë, aq sa, sipas një sondazhi ndërkohë të përgënjeshtruar, synohet të vaksinohen. Nuk ka rëndësi për mua se me cilën lloj vaksine. Te vaksina ruse më pëlqen emërtimi “sputnjik”, ndërsa te ajo gjermane, ose më mirë të themi gjermano-amerikane, besimi që më induktojnë Ôzlem Türeci dhe Ugur Sahini, çifti turk që qëndron pas prodhuesve të kësaj vaksine. Megjithëse ata i përkasin shtresës më të pasur gjermane, ndaj së cilës nuk është se ndjej solidaritet shoqëror, fakti që janë me prejardhje emigrantë turq, i bën ata për mua simbolikisht të rëndësishëm. A nuk ju duket se ka njëfarë drejtësie fiksionale ose romaneske në faktin se pikërisht në kohën para Krishtlindjeve të vitit 2020, Europa i ka varur shpresat e saj për shpëtim te dy emigrantë, të cilët, nëse do të ishin afruar sot në kufijtë e saj, do të rriheshin mirë e mirë, do t’u merreshin celularët dhe paratë që i’u gjenden me vete dhe do të ktheheshin në Azinë e tyre?
Por, le të kthehemi te vaksina. Përse të vaksinohemi? Unë për vete nuk jam vaksinuar asnjëherë kundër gripit, dhe as që kam ndërmend ta bëj këtë para se, na dhëntë Zoti shëndet, të shkel në pleqëri. Po, është e qartë se Covid-19, sëpaku në këtë fazë të marrëdhënies tonë njerëzore me virusin, është më i keq sesa shumica e gripeve sezonale, por ka diçka tjetër që më frikëson te ai dhe me shtyn të vaksinohem. E kam pas njohur kroatin e parë që vdiq nga Covidi. Kam njohur edhe disa të tjerë që vdiqën pas tij: të mbipeshë, të sëmurë, të moshuar. Nuk më pëlqen aspak ideja se, nga ndonjë mik apo i njohur që është i këndshëm dhe mbipeshë, nga ndonjë i sëmurë, nga ndonjë mik i moshuar-sepse shumica e njerëzve që unë kam për zemër janë të moshuar, me të cilët shoqërohem dhe bisedoj me shumë dëshirë, ndonjë ditë do të infektohem. Edhe diçka tjetër: te ky virus ka diçka hitleriane në mënyrë të padurueshmne. Jo, jo, nuk them se ai është krijuar në laborator. Nuk merrem këtu me kurrfarë teorie komploti. Por fakti se vret të sëmurët, të tejndjeshmit, se vret pleqtë, që nuk janë më në gjendje për punë dhe luftë, më duket bash hitlerian. Epo, ti atëherë mund të mos vaksinohesh...
A kam frikë nga rreziku i vaksinimit? Për çfarë rreziku bëjmë fjalë, për rreziqet e jetës në përgjithësi, apo për rrezikun nga vaksina? Në këta dhjetë muaj që zgjat epidemia, njerëzit, krahas gjithë zezonave të tjera, na janë bërë edhe viktima të statistikave. Kur një situatë jetësore shndërrohet në bilanc statistikor, çdo rrezik është tejet i madh dhe ngjethës. Kështu është puna edhe me vaksinimin. Por, po kështu është puna edhe me sëmurjen fatale nga Covid-19. Dallimi është vetëm në atë se mundësia për të vdekur nga kjo sëmundje, apo më shumë që ndokënd afër jush që është i tejndjeshëm ta vrisni me virusin tuaj, është pakrahasimisht më e madhe sesa mundësia që për shkak të ndonjë reaksioni alergjik nga vaksina të përfundoni te mjeku. Mundësia statistikore që t’u vrasë vaksinimi kundër çfarëdolloj sëmundjeje vdekjeprurëse nuk ekziston. Ajo është jashtë mundësive të përllogaritjeve statistikore.
A duhet të jetë vaksinimi i detyrueshëm? Mendoj se nuk duhet. Njerëzit nuk duhen detyruar të veprojnë në mënyrë të arsyeshme, sepse imponimi për të arsyeshmen është në vetvete diçka e paarsyeshme. Por po ashtu mendoj se vaksinimi duhet të jetë standard i sjelljes së civilizuar brenda bashkësisë. Është civilizuese, le të themi, të mbash maskë në një hapësirë të mbyllur, pa marrë parasysh se çfarë mendon njeriu në intimën e tij, e mbron apo jo maska nga virusi. Njëlloj siç është civilizuese të lëvizësh nëpër rrugë veshur me pantallona, dhe jo, le të shprehemi kështu, me prapanicë zbuluar. Gjatë verës pantallonat nuk kanë asnjë funksion, përveçse të na mbrojë nga shikimet e të tjerëve në intimitetin tonë. Apo i veshim pantallonat sepse na vjen turp? Po, turpi do të ishte i mjaftueshëm dhe arsye e justifikuar për t’u vaksinuar.
Por, kjo vaksinë ka edhe një funksion tjetër me rëndësi, përveç atij që të na imunizojë në raport me këtë virus të mbapshtë, i cili ka hedhur rrënjë në jetët tona në atë masë saqë na duket sikur jeta para tij as nuk ka pas ekzistuar. Ky funksioni tjetër është mbrojtja nga çmenduria kolektive. Nëse vaksinohemi, nuk kemi për t’u çmendur. Nëse vaksinohemi thjesht do të pushojmë së menduari për atë që mendojmë tani. Le të themi se do të na hiqet nga koka ai prifti nga Rijeka, i cili këtyre ditëve përhap gënjeshtrën tejet të pakëndshme sipas së cilës vaksina prodhohet nga frytet njerëzore të abortit, dhe kësisoj përpiqet të bëjë bashkë dy fushata: atë për ndalimin e abortit dhe atë kundër vaksinimit. Nëse bëhen bashkë do të jenë më të forta, mendon ai. Dhe ndoshta ka të drejtë. Nëse atij njeriu nuk kemi ç’ti bëjmë, para argumentave të tij mundemi vetëm ta mbyllim gojën, e të vaksinohemi në mënyrë që të mos mendojmë më për atë dhe të tjerë të ngjashëm me atë. Kjo epidemi ka për të kaluar dikur, me apo pa vaksinën. Do të kalojë duke shkaktuar shumë apo pak të vdekur. Do të kalojë, por do ta varfërojë shoqërinë krejtësisht, ose në atë shkallë saqë shoqëria do të duhet të mbrohet në mënyrë të mençur, në kuptimin mjekësor (psikologjik) dhe atë ekonomik. Por ajo që nuk ka për të kaluar, dhe me të cilën do të duhet të luftojë secili për vete, secili në zemër dhe në kokën e tij, janë çmenduria e rritur, e cila kërcënon të hedhë në erë bashkësinë, dhe jo vetëm bashkësinë, por atë që secili prej nesh mban në kokë dhe në zemër. Dhe për këtë është e rëndësishme të vaksinohemi. Ka rëndësi të jetohet në një botë ku janë vaksinat ato që imunizojnë organizmat njerzorë dhe jo magjitë dhe fallet, jo vitaminat dhe pluhurat për larjen e zbardhjen e rrobave.
A kam mirëkuptim edhe për njerëzit që frikësohen nga vaksinat? Kam si jo, siç kam patur për ata shokë të klasës në shkollën fillore dhe tetëvjeçare, të cilët zverdheshin dhe u binte të fikët kur në mesin e orës së mësimit shfaqej infermierja me përparëse të bardhë dhe informonte se në pushimin e madh duhej të vaksinoheshim. Ata frikësoheshin nga pickimi i gjilpërës. Të rriturit frikësohen nga diçka tjetër. Ia kanë frikën asaj që është në përbërje të vaksinës. Kurse unë, këtë po u’a them sinqerisht, i’a kam frikën frikës së tyre. Edhe ata që i’a kanë frikën vaksinës edhe unë që u’a kam frikën atyre, jemi në frikë nga e panjohura. Dhe kjo, në njëfarë mënyre, është diçka normale. Nuk është e pazakontë të frikësohesh nga e panjohura, por ama nuk duhet të frikësosh të tjerët për atë që ti vetë i’a ke frikën. Më e mira do të ishte të ndihmosh.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38