Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Vota e Diasporës në fazë delikate, si të evitohet skenari i Himarës

Nga Genc Burimi
Në vend të hyrjes
U publikua më në fund projektvendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për votën e Diasporës. 2025-a do të jetë kështu vit historik që s’do ta shohë më Shqipërinë si i vetmi vend në Europë që nuk e lejonte Diasporën e saj të votonte. Një paradoks i dyfishtë e mvishte këtë veçanti shqiptare.
I pari: edhe vende autoritare në kontinentin tonë si Rusia apo Serbia, jo anëtare të NATO-s si Shqipëria, i lejojnë prej kohësh diasporat e tyre të votojnë ndonëse dihet që këto diaspora përmbajnë në të shumtën e rasteve elementë disidence. Aspekti i dytë që i jepte një shije edhe më të pakëndshme paradoksit shqiptar është se i mohohej vota një pjesë të trupit elektoral, atij jashtë kufijve, me peshë demografike thuajse të njëjtë sa trupi elektoral brenda kufijve, rast edhe ky unikal në Europë. E megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Diaspora do të mund të votojë, falë presionit të opozitave, të faktorit ndërkombëtar e mbi të gjitha të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca po ta kishte dashur vërtetë votimin e Diasporës, e kishte patur tërë kohën e duhur në dispozicion që prej më shumë se një dekade për ta materializuar premtimin që u bëri shqiptarëve më 2013 kur mori pushtetin. “Premtimi” po mbahet vetëm tani kur Gjykata Kushtetuese i shndërroi fjalët boshe të mazhorancës në “detyrim, përcaktim”. Edhe njëherë, më mirë vonë se kurrë.
Rreziku i skenarit të Himarës
Diaspora do të votojë pra dhe kjo s’ka më asnjë dyshim teorikisht… Por praktikisht asaj mund t’i mohohet e drejta e votës me një teknikë si ajo që u pa në gusht në Himarë ku mijëra himarjotë nuk mundën të votojnë për shkak se i kishin kartat e identitetit të skaduara. Për të votar nga jashtë, ligji e pajis votuesin, dhe kjo është normale, me një Numër Personal Identifikimi (NID). Por që t’i krijohet ky numër nga organet zgjedhore, duhet që votuesi të paraqesë një letërnjoftim apo pasaportë të vlefshme. Disa zgjedhës në Himarë shkuan në qendrat e votimit me letërnjoftim të skaduar duke menduar se do t’u lejohej të votonin siç u tolerua në zgjedhjet e mëparshme. Logjikisht edhe me dokument identiteti të skaduar, personi mbetet i njëjti, shtetësia e tij shqiptare s’ka skaduar.
Në këtë kurth rrezikon të bjerë dhe Diaspora, ajo që dhe datat e skadimit i harron shumë më shpesh sepse rrallë i përdor jashtë dokumentet shqiptare të identitetit. Po marr rastin e një shqiptari në Francë si shembull tipik. Sa për dijeni, në Francë një zgjedhës, sipas ligjit francez, mund të votojë edhe me letërnjoftim apo pasaportë të skaduar që prej 5 vjetësh. Kjo sepse skadimi i këtij dokumenti nuk e vë në dyshim të qenurit francez. Nisur nga kjo, edhe shqiptarë në Francë mund të mendojnë se mund të votojnë në Shqipëri po ashtu, me dokumente shqiptare identiteti edhe kur këto kanë skaduar. Por edhe kur duan t’i ribëjnë këto dokumente, kjo nuk është e thjeshtë.
Pamundësi reale për të rinovuar dokumentat e identitetit
Dhe ata shqiptarë jashtë, të ndërgjegjshëm se nevojitet një dokument identiteti i paskaduar për të votuar, do të përballen me vështirësi për t’i rinovuar në kohë të duhur këto dokumente, për shkak të procedurës nëpërmjet aplikacionit e-albania ku asistenca online nuk ekziston. Kjo që po shkruaj po më ndodh personalisht.
Fillimisht, si ndoshta shumë të tjerë, kisha harruar kur skadojnë dokumentet e mia shqiptare të identitetit meqenëse kur jeton jashtë një letërnjoftim shqiptar normalisht s’hyn në punë. Verifikimin e bëra vetëm para disa ditësh kur fillova të krahasoja, për nevojat e këtij shkrimi, legjislacionin francez me atë shqiptar në lidhje me votimin.
Verifikimi që bëra më qëlloi real, sepse faktikisht letërnjoftimi im shqiptar kishte skaduar ne gusht! Ndërsa pasaporta edhe më përpara. Pa u panikuar sepse kohë ka boll deri në zgjedhjet e 2025, vendosa t’i rinovoj menjëherë. Për ta bërë këtë, procedura kalon pra nëpërmjet aplikacionit online e-albania. Kam krijuar në e-albania një llogari prej disa vitesh. Fatmirësisht kodet i kisha regjistruar. Munda të futesha në llogarinë time, por e pamundur të vazhdoja më tej në procedurë. Aplikacioni më shkruan se duhet të validoja një kod që po nisnin me SMS.
Veçse asnjë SMS nuk më erdhi. Problemi është se e-albania nuk sqaron se në ç’numër telefoni të çon mesazhin SMS për të validuar kodin.
Numri i telefonit të regjistruar para disa vitesh në llogari (një numër telefoni shqiptar i përkohshëm) ndoshta nuk ekziston më. Në një situatë pa rrugëdalje, i bëra një email asistencës online të e-albania. Edhe sot pas dy javësh, jo vetëm që s’kam asnjë përgjigje apo ndihmë, por nuk kam as dhe garancinë se dikush ka denjuar ta lexojë mesazhin tim përtej kufirit. Bëhet megjithatë fjalë, për një aplikacion si e-albania paguar nga taksat e shqiptarëve nga ku varet në një farë mënyre vota e Diasporës. Pasi, pa dokumente të vlefshme identiteti nuk mund të shkosh tek platforma e dytë online që po krijon ligji për votën e Diasporës dhe që quhet Platforma Elektronike e Regjistrimit, (“PER”). Me këto komplikacione për të votuar demokracia kthehet në një nocion të zbrazët.
Pasi këto vështirësi mund të jenë edhe më të pa kapërcyeshme për ata shqiptarë qoftë të moshuar, qoftë në zona të “humbura”, në vende të “humbura” ku s’njohin as ekzistencën e e-albania apo të “PER” e jo më të kërkojnë asistencë online që s’ka për t’u ardhur siç nuk po më vjen mua.
Le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Ka 1 milion e 600 mijë shqiptarë të Diasporës. Sipas një statistike që qarkullon ka vetëm 16 mijë llogari të hapura në e-Albania, ndërkohë që trupi elektoral shqiptar jashtë vendit peshon mbi një milion… Kjo tregon edhe hendekun midis teorisë së bukur dhe praktikës plot pengesa të votës së Diasporës. Meqenëse ligji i ri krijon një Platformë Elektronike të Regjistrimit, (“PER”) që do të përbëjë listën e zgjedhësve në Diasporë, do të jetë fare e thjeshtë për të konstatuar sesa shqiptarë do të pranohen realisht të votojnë nga jashtë. Mungesa e dokumenteve të pa skaduar të identitetit do të jetë pa dyshim një fren serioz.
Cilat mund të ishin zgjidhjet?
1.Më e thjeshta, Shqipëria adopton me urgjencë legjislacionin zgjedhor francez: të mund të votojnë, si jashtë por dhe brenda Shqipërisë edhe ata shtetas të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identitetit që prej pesë vjetësh.
2.Të krijohet një task force enkas për e-albania në gatishmëri të plotë për t’u përgjigjur në kohë reale në telefon dhe me email preokupimeve të shqiptarëve jashtë për dokumentet e tyre të identitetit. Duhet biles që në faqe të parë të e-albania të bëhet reklamë për zgjedhjet dhe sensibilizim për të votuar duke u rikujtuar shtetasve të verifikojnë datën e skadimit të dokumenteve të tyre të identitetit. Një fushatë e tillë reklamash publike të shpaloset edhe në pikat doganore në vend si dhe në ambasadat tona jashtë. Kremtimi i festave të nëntorit këtë vit do të jetë rasti i volitshëm për këtë sensibilizim që të gjithë të pajisen me dokumentet e nevojshme dhe të regjistrohen për votim. I njëjti mesazh të jepet edhe ne televizione, meqenëse diaspora i sheh shumë tv-të në Shqipëri. Qeveria, nëse është sinqerisht e interesuar për votën e diasporës, të zhbllokojë një buxhet reklamash për televizionet për të sensibilizuar diasporën.
3.Rrjeti diplomatik shqiptar jashtë (ambasada dhe konsullata) të vihen në gjendje gatishmërie këto muaj që na ndajnë nga zgjedhjet për të ndihmuar shqiptarët të interesuar të rinovojnë dokumentet e identifikmit. Shtetasve t’u jepet mundësia ligjore që këto procedura mund të kryhen jo vetëm në e-albania por dhe “me metodën e vjetër” në ambasada apo konsullata duke ua lehtësuar kështu përpjekjen për votim edhe të moshuarve në Diasporë që nuk janë komod me informatikën
4.Opozita të monitorojë procesin me qëllim që asnjë shqiptar i Diasporës të mos privohet nga mundësia për të votuar, në kushtet kur shteti nuk bën punën e tij informuese dhe me asistencën e nevojshme siç është rasti në e-albania. Nëse shteti nuk e luan rolin e tij, Opozita të krijojë strukturë paralele, një “celulë krize” si në raste fatkeqësisht natyrore, duke krijuar një linjë të posaçme telefonike dhe email për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre shqiptarëve që s’do të kenë mundësi të pajisen me numër personal identifikimi për votim në distancë për shkak dokumentesh identiteti të skaduara apo vështirësish të tjera teknike. Po ashtu, opozita të kërkojë publikimin çdo muaj të numrit të shqiptarëve në Diasporë që kanë mundur të regjistrohen për votim në Platformën Elektronike të Regjistrimit, (“PER”) që po krijohet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve
Pas autorizimit legal të votës së Diasporës duhet kaluar tani në stadin përfundimtar, tek krijimi i mundësisë reale të votës!
Të fundit
Braktisi PS-në, Pjerin Ndreu i jep leksione fisnikërie Neomalësores: Dorëzo mandatin
15 Qershor 2026, 16:58
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34