Flash News

KRYESORE

Pandemia i la të mbyllur në shtëpi, duke iu “rrëmbyer” fëmijëve pushimet, përgjigja e zyshës bën xhiron e rrjetit (FOTO)

Izolimi për shkak të pandemisë ishte një perjudhë e cila u përjetua negativisht nga gjithë popullsia, duke rënduar kështu psikologjikisht gjithsecilin prej nesh. Megjithatë, ata të cilët e vuajtën dhe u ndikuan më tepër nga kjo situatë ishin padyshim fëmijët.

Përveç muajve të fundit të shkollës, pandemia iu “rrëmbeu” këtyre të fundit edhe pushimet e tyre verore, duke i lënë “të mbyllur” në shtëpi dhe tepër konfuz për të kuptuar atë çka po ndodhte.

Një gjë e tillë vihet re edhe nga fotoja e mëposhtme, ku një nxënës i fillores, përgjigjes “ku i kalove pushimet e verës?”, i përgjigjet thjesht “në shtëpi”. Ndërkaq, i pyetur se “cilat ishin lojërat më të bukura për ty”, i mituri përgjigjet “Unë nuk kisha asnjë lojë”.

E të ndodhur përballë kësaj situate për të ardhur keq, ku prioritet duhej të kishte gjendja psikologjike e fëmijës, ajo çka bën më shumë përshtypje është vlerësimi “i ftohtë” i mësueses së tij të gjuhës shqipe “Përpiqu të shkruash brenda vijave të fletores!”

Fotoja e mëposhtme ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, duke bërë kështu xhiron e rrjetit.

Të fundit