Flash News

KRYESORE

Pas sherrit publik takohen Kanye West dhe John Legend, çfarë ndodhi me dy-ish miqtë

Kanye West dhe John Legend janë përfshirë në një she publik pas mbrojtjes që reperi i ka bërë Donald Trump. Me statusin e Kanye ku shkoi deri aty sa e quante Trump dhe ‘vëlla’, humbi 9 milionë fansa.

Më pas edhe vetë familja Kardashian i bënë ‘unfollow’ në Twitter Kanye West dhe edhe miqtë e tij shkruajtën kundër reperit, si John Legend. Por mesa duket kaq e kishte, dy miqtë nuk e kanë zgjatur më tej dhe ka qenë pikërisht “baby shower” i bashkëshortes së këngëtarit Legend që ka bashkuar dy këngëtarët.

Kim Kardashian ka postuar fotot  e të dyve duke bërë të ditur për fansat që marrëdhëniet mes bashkëshortit të saj dhe John Legend ,janë shumë të mira pavarësisht përplasjeve të mendimeve. Në video ata shiheshin  teksa kërcenin me njëri – tjetrin dhe argëtoheshin në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të tyre.

Vetë Kanye ka postuar një foto në Twitter me mikun e tij ku duken të qeshur në praninë e njëri – tjetrit.

Të fundit