Flash News

KRYESORE

Patozi ironizon rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi  ka ironizuar takimin e përfaqësuesve të opozitës, të cilët u ulën sot në tryezën e negociatave për Reformën Zgjedhore.

Patozi me ironi kujton qëndrimet e opozitës për largimin e Ramës si kryeministër dhe ngritjen e një qeverie teknike.

Përmes një postimi në Facebook, shkruan “përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës”.

Shënimi i plotë

 “PËRSHËNDES DORËHEQJEN E EDI RAMÊS

Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur...”, shkruan Patozi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në një tryezë me Gjiknurin dhe Hajdarin, tri kushtet e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore

Reforma Zgjedhore, PD mandaton dy përfaqësues për t’u dakordësuar me mazhorancën

Të fundit