Flash News

KRYESORE

“PD është realitet politik” Rama nis ‘lobimin’ me opozitën e re: Votoni 5 qershorin, Myslimi dhe Rudina do vini sërish në Kuvend

“PD është realitet politik” Rama nis ‘lobimin’

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga opozita parlamentare që të votojnë brenda këtij sesioni parlamentar marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar edhe me opozitën jashtëparlamentare.

Sipas Ramës, PD është një realitet politik, ndërsa thotë se nëse drafti nuk votohet ajo marrëveshje e firmosur edhe nga Rudina Hajdari do të hidhet në erë.

“PS do ta mbrojë me votë dhe komunikim me ju për t’ju bindur se duhet ta votoni. Nuk mund të bëj rolin e Lulit, në këtë rast rolin e budallait

Koalicion duhet bëhen si në gjithë Europën, grupim partish, por një program një lider, një skuadër e përbërë kombëtare, PS është kombëtare.

Edhe çështja e pragut që ndryshe nga ju nuk e vumë në kushtetutë por e lamë në kod, ka nevojë për një dallim të madh mes subjekteve që konkurrojnë.

Ju të opozitës mund të mos jeni aq të njohur sa ata jashtë, por nuk i bën ata jashtë më të zgjuar.

Me dhimbje do ta votojmë e duhet ta votojmë ndryshe do hidhet në erë e gjitha. Nuk shkojmë dot përtej këtij sesioni pa i dhënë fund kësaj sage. Jam shumë dakord me Myslymin, por PD është realitet politik, Basha është kryetar i PD. Shumë gjëra nuk i kupton, po ti kishte kuptuar do ishte më shumë se këtu.

Jam i bindur se do i kuptojë. Jam i bindur se Myslimi  Rudina në parlamentin e ardhshëm do riktheheni këtu me forcat tuaja dhe do provoni se jeni pjesë e realitetit politik atëherë Damiani dhe Oerdi do e kenë punën më të vështirë, por për momentin nuk e kanë aq të vështirë sa do doje ti dhe ne do votojmë 5 qershorin”, tha Rama.

Të fundit