Flash News

KRYESORE

Pensionisti përmetar pyet kreun e opozitës: Ku do i gjesh paratë për pensionet tona? Ja përgjigja e Bashës

Pensionisti përmetar pyet kreun e opozitës: Ku do i gjesh paratë

Partia Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me ecje dhe takime në 8 të mengjesit në Përmet, duke përshëndetur e bashkëbiseduar me qytetarë. Dy të moshuar i thanë Basha që e pëlqejnë projektin e tij për rritjen e pensioneve, por e pyeten se ku do ti gjejë paratë. Basha u shpjegoi se paratë janë, ato nuk do të cohen dëm për palma, pllaka, e fasada. Basha u tha se plani i tij ekonomik parashikon një sërë masash, që do të ndezin motorrin e ekonomisë dhe do ta vënë vendin në punë. Ndërkohë që prioritet i qeverisë së Republoikës së Re do të jenë njerëzit, nevojat e kërkesat e tyre, dhe jo shpenzimet e miliardave për teka, për zbukurime, apo për një grusht njerëzish afër kryeministrit. Plani i z.Basha parashikon që në krye të 4 viteve, pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj, ndërkohë që rritja e tyre do nisë brenda vitit.

Të fundit