Flash News

KRYESORE

Përfitoni të ardhura financiare nga 'Instagrami' duke e bërë profilin tuaj më interesant

Përfitoni të ardhura financiare nga 'Instagrami' duke e
Shumë njerëz pëlqejnë të kenë sa më shumë ndjekës në Instagram dhe tani që nëpërmjet këtij rrjeti social mund edhe të keni të ardhura financiare, atëherë përpiquni më shumë. Ka disa metoda se si mund të tërhiqni më shumë ndjekës dhe më poshtë keni disa “sekrete” se çfarë duhet të bëni. Zgjidhni një temë (theme)
 

The gr8 outdoors! Photo by @freight_house

A post shared by Marnie The Dog (@marniethedog) on

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të tërhequr sa më shumë ndjekës është që të keni një skemë ose një "gjë". Qentë e vegjël dhe kotelet janë gjithmonë të mirë, por nëse nuk keni, mund të përdorni diçka për të cilën keni interes dhe përqëndrohuni në atë gjë.  Moda, humori, mirëqenia dhe gatimi janë shumë të popullarizuara në Instagram, por çfarëdo aftësie të veçantë që keni, fokusojeni profilin tuaj të Instagramit  drejt asaj dhe njerëzit me prirje do t'ju kërkojnë. Vëndosni ‘hashtag’ në fotot tuaja
Kjo është diçka logjike: Njerëzit kërkojnë hashtag për të gjetur gjërat për  të cilat kanë interes. Kështu fotot tuaja janë do të shikohen nga shumë njerëz dhe do të ju bëjnë dhe ‘follow’. Postoni çdo ditë
Është shumë e rëndësishme që të postoni çdo ditë foto sepse nuk duhet të humbisni nga vëmendja e njerëzve pasi mund të ikin nga profili juaj nëse nuk jeni të përditësuar. Nëse nuk keni foto të reja, përdorni foto të vjetra të cilat i keni të ruajtura në arkiven tuaj. Ndiqni sa më shumë njerëz të famshëm Nëse ndiqni njerëz të famshëm, profili juaj do të sugjerohet dhe shumë shpejt do keni shumë followrs. P.sh mund të shkoni te profili i Kim Kradashian (ose tek ndonjëra nga motrat e saj0 dhe të bënë “follow” çdo sugjerimi që del poshte profilit të saj, deri në 30 folloë. "Like4like" dhe"Like4follow" Me këtë mënyrë do të gjeneroni shumë ndjekës. Nëse klikoni hashtagun #Like4like #Like4follow mund të pelqeni disa nga postimet që ju dalin dhe më pas do të merrni shumë ndjekës mbrapsht. Nëse ndiqni hapa të tillë dhe rrisni numrin e ndjekësve tuaj në Instagram ju mund të bini në sy të kompanive të mëdha dhe mund të përdorin imazhin tuaj për reklamime. Kështu, ju edhe përfitoni të ardhura me një punë fare të thjeshtë. Burimi: Bustle  

Të fundit