Flash News

KRYESORE

Pezullimi i Mynyr Konit, dekanët ‘i shkojnë pas’ ministres së Arsimit: Vendim efiçent

Pezullimi i Mynyr Konit, dekanët ‘i shkojnë pas’ ministres

Pas vendimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini për pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, 4 dekanët e fakulteteve kanë dalë në një deklaratë për media.

Ata shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit.

“Vendimi i ministres së Arsimit, ishte efiçent. Tani universiteti do të funksionojë pozitivisht. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen. Drejtimi i Universitetit të Tiranës është bërë pa zbatuar detyrat.

Vështirësi nga mentaliteti i vjetër i drejtimit. Situata e zgjidhjes është vonuar shumë. Konstatimet e shkeljes së ligjit janë bërë dhe nga institucione të tjera si KLSH. U desh dhe protesta e studentëve që t’i jepte impakt pozitiv zgjidhjes së këtij problemi”- është shprehur dekani Dhori Kule.

Sot, ministrja e Arsimit Besa Shahini në vend të Konit komandoi Bernard Dostin. Dosti më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.

Të fundit