Flash News

KRYESORE

Plagoset me mjet prerës 37-vjeçari nga Tirana, arrestohet në flagrancë autori

Plagoset me mjet prerës 37-vjeçari nga Tirana, arrestohet në

Një person mbeti i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta në Tiranë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4 arrestuan në flagrancë autorin O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

“Në rrugën “Ali Baushi” pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H”, njofton policia.

Të fundit