Flash News

POLITIKOFF

Kamala Harris presidentja e ardhshme e SHBA? A e parashikuan 'The Simpsons' të ardhmen

Kamala Harris presidentja e ardhshme e SHBA? A e parashikuan 'The

Shpesh kanë faktuar se shfaqja televizive "The Simpsons" mund të parashikojë në mënyrë të frikshme të ardhmen.

Pasi Joe Biden u tërhoq nga kandidatura presidenciale në SHBA dhe mbështeti Kamala Harris, fansat tani janë të bindur se krijuesit e The Simpsons e kishin parashikuar ashtu si shumë ngjarje të tjera të bujshme.

Diskutimi nisi kur një përdorues i X-it, 'Shadow of Ezra', ndau një klip nga emisioni ku ngjashmëria mes Lisa Simpson dhe Kamala Harris ishte e pazakontë.

Episodi, i transmetuar në vitin 2000, tregon Lizën e veshur me një xhaketë ngjyrë vjollce të ndezur dhe një gjerdan me perla, të ngjashme me pamjen e inaugurimit të Harris. Sipas episodit, Lisa Simpson bëhet presidentja e parë femër e SHBA-së dhe në ditën e saj të parë, ajo ka një grumbull krizash buxhetore të lëna pas nga Donald Trump.

Imazhet u shpërndanë gjithashtu nga producenti ekzekutiv Al Jean, me një mbishkrim që shpjegonte se sa krenar është ai që është pjesë e trashëgimisë.

Të fundit