Flash News

KRYESORE

Problemet e shtatzënisë së Sara Hoxhës: Nuk i kap aparati këto, bëjmë foto për qejf e jo për hall

Problemet e shtatzënisë së Sara Hoxhës: Nuk i kap aparati

Shtatzënia e Sara Hoxhës me partnerin e saj Ledri Vulën, ka tërhequr vëmendjen e fansave të të dyve dhe vazhdimisht Sara pyetet nëpër komente për ecurinë e shtatzënisë së saj.

Që prej momentit kur e bënë publike se janë në pritje në një vajze, Sara ka ndarë gjatë gjithë kohës momente nga ecuria e shtatzënisë.

Nga fotot në “Instagram” Sara duket në formë dhe një nga ndjekëset e ka pyetur nëse po has probleme në shtatzëni.

“A ta bëj i pyetje këshu shqetesime shtazanie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqem te shkretet, te vjella, vap, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ecografi dhe analiza. Ca me te thon ishalla qofsh si ne foto”, shkruan ndjekësja.

Sara i ka kthyer përgjigje menjëherë, duke zbuluar se dhe ajo ka problemet e saj gjatë shtatzënisë:

“Kam si jo. Mesi me keputi fare (ndonjehere mezi eci dhe cohem nga krevati), per analizat mos me fol se stresi dhe qefi me i madh aty qenkan bashke, vape sa te duash… por nuk i kap aparati fotografik keto edhe ska pse. Bejme foto per qef jo per hall. Te uroj shtatezani sa me te lehte."

Të fundit