Flash News

KRYESORE

Protestoi kundër qeverisë për shembjen e Teatrit, denoncon aktori Neritan Liçaj: Po përgatitet shkarkimi im nga puna

Protestoi kundër qeverisë për shembjen e Teatrit, denoncon aktori

Aktori i njohur Neritan Liçaj, një zë mjaft kritik që në krye të herës kundër projektit të qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka denoncuar se po bëhet gati shkarkimi i tij nga puna.

Në një prononcim për ‘Fax News’, aktori është shprehur i bindur se ky vendim po merret për shkak të rezistencës së tij të treguar kundër prishjes së TK.

“Jam informuar se po përgatitet shkarkimi im nga puna, nuk e di motivin, s’kam informacion tjetër dhe nuk më kanë thirrur për të ma thënë, por që qëllimi është i qartë: Bëhet për shkak se po qëndroj tek Teatri. Kjo është një gallatë dhe qyfyre shumë e madhe e më vjen vërtetë për të qeshur sepse punën unë e bëj si duhet. Kryeministri dhe kryetari i bashkisë e kanë marrë këtë vendim për të më shkarkuar jam shumë i bindur. Nuk kam informacion për persona të tjerë që janë kërcënuar në një formë të tillë, ku pavarësisht se ka pasur edhe të tjerë që kanë treguar kundërshtim për prishjen e Teatrit Kombëtar, por që kam dalë çdo ditë dhe që kam qenë shumë aktiv jam vetëm unë. Kam qenë shumë më i dukshëm se të tjerët dhe më evident pasi kam marrë pjesë në protesta, takime në ambasada, e kudo. Kam qenë kundërshtues i fortë, jemi përplasur me policinë kur kryeministri bëri aktin më të turpshëm ndaj Teatrit. Kjo ka të bëjë me kundërshtimin e ashpër dhe të fortë, dhe mbase duan të më bëjnë shembull por në fakt kjo tregon fytyrën e tyre”, tha aktori.

Ndërkohë, në mbështetje të aktorit kanë përcjellë mesazhe në rrjetet sociale jo vetëm kolegë të tij, por edhe aktivistë të shoqërisë civile, e qytetarë të shumtë.

Të fundit