Flash News

KRYESORE

Provokon zëdhënësja e Berishës, në kafe me Jozefina Topallin pas kritikave ndaj Bashës

Një ditë pas u bë e ‘gjallë’ përmes kritikave ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, sot Jozefina Topalli, ish deputetja e Partisë Demokratike është shfaqur krah zëdhënëses së Sali Berishës, Erla Mëhilli.

Pas përplasjeve të një dite më parë në distancë mes  ish-deputetes së PD, Jozefina Topalli dhe aleatëve të kreut të PD, Mëhilli “provokon” duke postuar në rrjetet sociale një foto me ish-kryetaren e Kuvendit.

Dy ish-zyrtaret e PD shfaqen krah njëra-tjetrës në një prej ambienteve të njohura në Tiranë, teksa konsumojnë një kafe, ndërsa qeveria sot është e angazhuar në rezultatet e zgjedhjeve lokale, pas votimeve të djeshme pa opozitën.

Topalli kritikon të gjithë, sidomos Bashën: Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet

Të fundit