Flash News

KRYESORE

Qytetarët pyesin Ramën në Facebook: Sa u dënua Saja? Stafi u fshin komentet

Vendimi për Saimir Tahirin po pritet me interes të madh nga qytetarët, të cilët madje nuk kane hezituar te pyesin kryeministrin Edi Rama edhe në rrjetin social "Facebook". Rreth dy orë më parë, teksa ai kishte realizuar një lidhje direkte nga Barin në Itali, ndjekësit e tij kanë vërshuar me pyetje per kete çeshtje.

"Zoti kryeministër, po presim per denimin e Tahirit", shkruan njëri.

"O shef a u dënua 'Saje Qorri', ore mir bën sikur nuk të intereson", komenton një tjetër".

"200 kilogram Saimir Tahiri", thotë dikush tjetër.

Pyetjet e tyre janë fshirë pas pak nga stafi i kryeministrit, të cilëve duket se nuk u kanë pëlqyer këto komente. Vendimi për ish-ministrin fuqiplotë të qeverisë 'Rama 1' pritet të jepet nga momenti në moment. Tahiri rrezikon 12 vite burg, por nëse dënohet do të bëjë vetëm 8 pasi ka përfituar gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohet për tre vepra penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesëmarrje ne grup të strukturuar kriminal” ndërsa seanca e radhës do të jetë më 19 shtator.

Të fundit