Flash News

KRYESORE

Ralf Gjoni: Qeveria tërhoqi draftin për reformën zgjedhore. Të shtyhen zgjedhjet po i shërbyen sistemit

Ralf Gjoni: Qeveria tërhoqi draftin për reformën zgjedhore.

Deputeti i grupit parlamentar të pavarur (nga radhët e LSI), Ralf Gjoni në një deklaratë për median u shpreh se qeveria ka tërhequr draftin për reformën zgjedhore.

Ai tha se kushti që i kanë vendosur qeverisë është ndryshimi i objektit të komisionit të reformës zgjedhore. Sipas Gjonit, shtyrja e zgjedhjeve mund të jetë e mundur, por vetëm nëse kjo i shërben ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“ Doja të isha transparent sa i përket kërkesës dhe kushteti që ne si grup i pavarur i kemi vënë mazhorancës qeverisës për ndryshimin e objektit të komisionit të reformës zgjedhore. Jam mirënjohës që PS e tërhoqi draftin e fundit të saj të javës së kaluar dhe ne sot kemi qenë në bisedime me grupin demokrat dhe socialist për të hartuar një draft të pranueshëm sa i përket objektit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore”, tha Gjoni pas mbledhjes së komisionit.

“Ne kemi kërkuar që objekti nga thjesht adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR të pasqyrojë një hapje të debatit mbarëkombëtar sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, sepse besojmë se baza e të këqijave janë ndryshimet e 2008.

Kemi propozuar që ndryshimi i sistemit zgjedhor të futet në objekt të këtij komisioni. Kam besim se do të biem dakord për ta ndryshuar këtë objekt dhe do isha i kënaqur që amendimi që ne kemi propozuar të futet nesër në parlament për votim”, tha më tej deputeti.

Ndërsa sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve. Gjoni u shpreh se është dakord vetëm nëse i shërben sistemit zgjedhor.

“Unë jam shprehur edhe më përpara sa i përket legjitimitetit të zhvillimit të zgjedhjeve në datën e caktuar nga Presidenti, por jam shprehur që edhe nuk është ndonjë katastrofë e madhe dhe ndonjë tragjedi nëse zgjedhjet shtyhen, jo për shkak të frikës që mbjell opozita në rrugë, por nëse shtyrja e zgjedhjeve i shërben ndryshimeve të sistemit zgjedhor dhe përfundimit të punës së komisionit të posaçëm. Unë nuk do kisha  asnjë problem me shtyrjen e përkohshëm të zgjedhjeve, ndoshta me disa muaj”, tha Gjoni.

Të fundit