Flash News

KRYESORE

Rama mban premtimin/ Dy ‘heronjtë’ që i shpëtuan tërmetit takohen me Christiano Ronaldon dhe Buffon

Aureli dhe Alesio, 10 dhe 8 vjeç, janë fëmijët nga Thumana që arritën të shpëtojnë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit duke u hedhur nga ballkoni.

Ashtu siç u premtoi në spital, kryeministri Rama i ka çuar dy vogëlushët në Itali dhe i ka takuar me dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Giangluigi Buffon, futbollistët e tyre të preferuar.

Të dy futbollistët u dhuruan bluza me autograf fëmijëve, të cilët u surprizuan pa fund.

"Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime🙏❤", shkruan Rama në videon e postuar në Facebook.

Më poshtë momentet nga takimi

 

Të fundit