Flash News

KRYESORE

Rama ‘qetëson’ shqiptarët për 30 qershorin: Nuk do të ketë vëllavrasje

Rama ‘qetëson’ shqiptarët për 30 qershorin: Nuk do

Kryeministri Rama, që nga Kukësi deklaroi se ditën e votimeve nuk do të ketë vëllavrasje, duke ju referuar trazirave që mund ta shkaktohen në këtë ditë pasi zgjedhjet nuk do të jenë demokratike, vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste.

Pa kursyer ironinë për ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD-së, Bashën dhe për drejtuesen e LSI-së, Kryemadhin , Rama tha se ata e ngrenë zërin nga frika.

“Vëllavrasje nuk ka pse të këtë. Por problemi është se këtu janë çmendur të gjithë njëherësh. Nga njëra ana është kafja dhe nga ana tjetër është Saliu, që duket sikur ka dalë nga Red Bulli. Se kur iki unë  e vendosni ju, e vendos shumica, por e vendos edhe unë. Një gjë mos e harroni asnjëherë: Këta bërtasin sepse kanë frikë. Kur bërtet Saliu, mua s’më pëlqen, por është një burrë, por kur bërtet Luli?”-deklaroi Rama

Të fundit