Flash News

KRYESORE

Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët ‘ngelës’: Ka një grup “kap ça të kapësh”

Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët ‘ngelës’: Ka

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit tha se ka ardhur koha që reagohet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun. Duke përmendur rastin e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, për të  cilin edhe më herët hodhi akuza se është i lidhur me bandat, kryeministri theksoi se nuk do të ketë më tolerime për raste të tilla.

“Grupi të kapësh çfarë të kapësh”, i konsideroi kryeministri Rama ata prokurorë apo gjyqtarë që, sipas tij, nuk e kalojnë dot procesin e vetting-ut.

“I them parlamentit se ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetingun, që e dinë dhe që kanë nxjerrë një KÇK, kap ca të kapësh, duhet shpallur grup në kërkim. E them në mënyrë të drejtëpërdrejtë me çdo mënyrë se vettingu do kërkojë disa vjet. Ne nuk lejojmë dot edhe disa vjet të tjerë që prokurorë si ai Durrësit, të bëjnë kërdinë me njerëzit”-tha Rama.

Të fundit