Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Redon Makashi paska qenë "shkesi", tregon për takimin e parë të Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit
Mbrëmë, i ftuar në “Këndo këngën time” në “Vizion Plus”, Redon Makashi, përveçse ka treguar për projektet e tij muzikore, ka sjellë në memorien e tij dhe momente nga fillimi i karrierës.
Madje ka ndarë me audiencën një episod shumë të veçantë, pasi pikërisht ai paska qenë "urë lidhëse" për njohjen e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit. Redoni ka treguar se me Mirën është njohur për herë të parë në tren dhe ka qenë ai që e ka ftuar të bëhet pjesë e grupit që kishte krijuar me disa djem të tjerë. Më pas ai ka treguar se Saraçi i kërkonte gjatë gjithë kohës që ta njihte me Mirën dhe ai ja realizoi dëshirën. “‘Ti nuk ke grup pse nuk vjen me grupin tonë", i thashë Mirës dhe e pranoi direkt ftesën.
"Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi bashkë. Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë ‘Ndoshta ishte dashuri’ dhe siç hyri ashtu doli nga festivali, sepse Mira këndoi dy këngë. Mua më tha Shpëtimi ‘ta orkestroj unë këtë këngë’ për ‘Ndoshta ishte dashuri’. Shkuam te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë Shpëtimi më thoshte, ‘si t’ja bëj të flas me Mirën?’. Po mirë i thashë flisni dhe aty më tha kam bërë një këngë për Mirën. E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi, ka bërë një këngë dhe kështu ndodhi prezantimi i tyre i parë,”- tregoi Redoni.
Këngëtari gjithashtu tha se ka marrë dhe këpucët nga Mira dhe Shpëtimi, ashtu siç e do zakoni për këdo që hy "shkes".