Flash News

KRYESORE

Rezultatet paraprake: Erdogan pranë fitores së zgjedhjeve që u shoqëruan me dy të vrarë

Rezultatet paraprake: Erdogan pranë fitores së zgjedhjeve që u

Mbi 57 milionë shtetas votuan sot në zgjedhjet lokale në Turqi, të konsideruar si një test për popullaritetin e presidentit Rexhep Taip Erdogan. Mediat shtetërore raportojnë se partia e Erdoganit ka marrë 47.5% të votave, ndërkohë që mbeten rreth 35% e votave pa u numëruar. Sipas rezultateve paraprake, partia opozitare ka marrë rreth 31% të votave.

Votimet u shoqëruan nga akte dhune ku mbetën të vrarë dy vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë në zona të ndryshme të vendit. Megjithëse emri i Presidentit Erdogan nuk është në fletëvotime, ai ishte i përfshirë direkt në fushatën për zgjedhjet lokale. Shumë analistë e komentuan angazhimin e tij si shenjë se ai ishte realisht i shqetësuar se partia e tij mund të humbiste në gara kryesore. Zoti Erdogan zhvilloi dhjetëra tubime gjatë ditëve të fundit në Stamboll për të konsoliduar mbështetjen për partinë e tij.

Në të gjitha fjalimet ai është përpjekur të largojë vëmendjen nga ekonomia duke u përqëndruar tek siguria e vendit dhe duke ngritur shqetësime për kërcënime nga separatistët kurdë.

Një temë tjetër ka qenë axhenda e tij fetare. Ai ka luajtur në disa tubime momente nga masakra e 50 myslimanëve në dy xhami në Zelandën e Re, duke e prezantuar veten si mbrojtës të myslimanëve në mbarë botën. Analistët thonë se kjo retorikë ka qenë gjithmonë e suksesshme me bazën e tij nacionaliste dhe fetare.

Të fundit