Flash News

KRYESORE

Roza Anagnosti përlotet për shembjen e Teatrit: S’e kam besuar kurrë që do prishej

Roza Anagnosti përlotet për shembjen e Teatrit: S’e kam besuar

E ftuar sot në News24 në emisionin "Kjo javë" me Nisida Tufën ka qenë aktorja e mirënjohur, Roza Anagnosti.

Anagnosti është përlotur kur ka kujtuar ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar. Ajo tha se pavarësisht se e kishte dëgjuar, nuk kishte besuar kurrë se godina do të prishej, ndërsa shton se shembja e tij ishte “sikur mu shemb dhe një pjesë e imja”.

"As nuk e imagjinoja, e dëgjoja po nuk e kam besuar kurrë që do prishej. Kam ngel pa fjalë. Sikundër ra ajo, ashtu edhe organizmi im rrëshqiti, ishte tepër e dhimbshme. Edhe sikur të vinte momenti, që duhej bërë, që duhej prishur me doemos, ai duhet të binte me respektin më të madh, me ceremoni duhet të binte. Është e dhimbshme! Ne si komb i vogël që jemi, ca kemi me vlerë, në radhë të parë? Gjuhën, kulturën edhe nëse shkojmë në Evropë, shkojmë me atë kulturë që e kemi të mrekullueshme dhe e pasurojmë. Ajo ishte kompleks, u bë pedonalja, ishte galeria, teatri, ishte një kompleks shumë i bukur që edhe në Paris mund ta shihje atë,"- u shpreh aktorja.

Të fundit