Flash News

KRYESORE

Sara Hoxha flet publikisht për ndryshimet në fytyrë

Sara Hoxha ka postuar një foto në Instagram dhe një nga komentet që tërhoqi dhe vëmendjen e trashëgimtares së Top Channel, ishte kritika që një nga ndjekëset i bënte Sarës për ndryshimet që ka pësuar në fytyrë si pasoj e ndryshimeve.

“Ishte e mrekullueshme më parë dhe je dhe tani, por ishe origjinale. Fytyra jote ka ndryshuar shumë. Kujdesi për veten brenda dhe jashtë është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Ji krenare për format e fytyrës tënde që ke trashëguar nga prindërit e tu. Ji origjinale, jo një produkt i masës së produkteve”- shkruhet në komentin e ndjekëses.

Ndërkohë Sara ka vendosur të flasë publikisht rreth kësaj teme teksa i përgjigjet:

“Faleminderit, e kuptoj nga vjen. Dhe unë pata të njëjtën mënyrë të mendimit. Kam ndryshuar tërësisht trupin tim qëkur isha 18 vjeç. Ishte më delikate atëherë se sa tani. Kam trashëguar shumë gene të tjera nga prindërit e mi, dyshoj se botox-i dhe filler-i kanë aq rëndësi. Ne veshim të njëjtat këpucë, të njëjtat veshje dhe jemi në një platform plot me produkte të masës/shumicës. Pse duhet të insistoj të jem “origjinale” kur mund të kujdesem për diçka që më bën të ndihem më mirë me veten? Çdokush bën zgjedhjet individuale në jetë, e imja ndodhi të jetë pak kujdesje për lëkurën”.

Të fundit