Sazan Guri: Produktet serbe me mutacione gjenetike që shqiptarët mos të kenë fertilitet natyror

Ambientalisti, Sazan Guri e konsideron Shengenin Ballkanik si projektin e 37 për zhdukjen e kombit dhe popullit shqiptar. Përveç kësaj, ai ka një tjetër shqetësim, sa të sigurta janë produktet që hyjnë nga Shqipëria dhe Serbia.

“Janë 36 projekte për të zhdukur këtë shtet, këtë vend, këtë komb. Nga viti 1844, projekti i parë i shtetit fqinj në veri që lobojnë bukur. Shqiptarët për nga veprat që bëjnë ja kalojnë gjithë Evropës bashkë. 127 kryengritës kundër osmanëve nuk i bëri dot as Europa as Ballkani. Por shqiptarët shkruajnë shumë pak dhe mblidhen shumë pak.Këta bënë 20 takime për t’u ndarë Kosova nga Serbia në rrugën legale.

Shqiptarët e kanë mbijetesën si popull i vuajtur dhe shumëvuajtur së bashku me izraelitët. Projekti i 37 është minishengeni. Projekti i 38 është fertiliteti për shkak të ushqimeve. Në katër produkte, 3 janë serbe sot. Jam pranë akuzës që ata ndërhyjnë në mutacionet gjenetike që t’i të mos kesh atë fertilitet natyror. Së fundi është projekti që të mos bashkohen.”, tha Guri në Ora news.