Flash News

KRYESORE

"S'flitet për futboll, do flas me Kapllanaj", - trajneri i Bylisit hedh shashkën

"S'flitet për futboll, do flas me Kapllanaj", - trajneri i

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, ka folur para barazimit me rezultatin 1-1 ndaj Skënderbeut. Ai është shumë i zhgënjyer me vendimet e gjyqtarëve dhe ka deklaruar hapur se mendon të flasë me presidentin Kapllanaj për të ardhmen.

“Mendoj se ekipi ka probleme psikologjike dhe nuk jemi si kemi qenë, edhe për shkak të ngjarjeve të fundit. Unë e kam kërkuar gjithmonë dhe i them lojtarëve që pavarësisht situatës me arbitrat, unë u kam thënë që të mos merren me ta. Por është pak e vështirë, pasi lojtarët në fushë pas çdo vërshëllime që vjen nga arbitri kur ke kohë që e ke kundër, atëherë të bën të reagosh.

"Do kem një bisedë shumë serioze me presidentin pas takimit, pasi e kam shumë të vështirë të punoj në këto kushte. Unë kam ardhur që të jap më të mirën, por në këto kushte nuk mund të flas për futboll. Sot do të jetë takimi me kokë.”

Të fundit