Flash News

KRYESORE

Shitësja e bukës vë në siklet Ristanin. Ish-deputeti nuk di si ti përgjigjet

Shitësja e bukës vë në siklet Ristanin. Ish-deputeti nuk di

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook bisedën me një shitesë buke. “Do beni ndonje gje per ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?”, ishte kërkesa e shitëses.

I prekur nga fjalët e saj, Ristani thotë se nuk i dha ndonjë përgjigje, por teksa largohet i erdhën në mendje shumë mendime.

“Ti thosha se do e mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Ne kemi vendosur te mos futemi me Edi Ramen kryeminister, ne zgjedhje.

Ti thosha qe do e largojme me protesta. Ne kemi bere mbi 10 te tilla dhe s'e kemi larguar dot”, shkruan ai, që duket i mërzitur me situatën politike.

Statusi i plotë:

Do beni ndonje gje per ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?: Me tha shitesja e bukes sot.

Dicka mermerita neper buze dhe u largova.

Rruges mendova: ti thosha se do e mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Ne kemi vendosur te mos futemi me Edi Ramen kryeminister, ne zgjedhje.

Ti thosha qe do e largojme me protesta. Ne kemi bere mbi 10 te tilla dhe s'e kemi larguar dot.

Ti thosha se do e largojme me dhune. Ne s'jemi per dhune, por edhe partneret tane amerikane e europiane s'na lejojne.

Mund ti kisha thene: hajde lutemi se bashku qe ai te largohet vete, por nuk do ishte serioze.

Ne fakt ka nje rruge tjeter, por ate s'ja thosha dot shiteses se bukes sepse nuk do me kuptonte.

Të fundit