Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Shpërthimi në Bejrut, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Ngushëllime, jemi pranë popullit libanez
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar së fundmi për ngjarjen tragjike të ndodhur në Bejrut të Libanit, ku si pasojë e shpërthimit në port, humbën jetëm qindra njerëz dhe mbetën të plagosur mijëra të tjerë.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ambasadorët Shqiptarë kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë uruar që kjo tragjedi t’i lerë shumë shpejt vendin punës rindërtuese.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në të cilin bëjnë pjesë mjaft diplomatë që kanë shërbyer në Liban, por edhe mjaft të tjerë të cilët kanë realizuar misione diplomatike atje, janë shprehur gjithashtu se ndihen të trishtuar për gjithshka çfarë ndodhi pasditen apokaliptike të 4 gushtit.
Mesazhi i plotë:
Ngjarja e dhimbshme e 4 gushtit në Bejrut, që ka shokuar në përmasat e saj tragjike gjithë opinionin botëror, po përcillet me shumë shqetësim dhe solidaritet nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.
Humbjet e jetëve, plagosjet, por edhe dëmet e mëdha materiale në qytetin e kryqëzuar nga dhimbja, janë në vëmendjen tonë, duke na afruar edhe më shumë me Libanin në këtë moment shumë të vështirë të përballjes me tragjedinë.
Lidhjet e vjetra historike që datojnë të ndritura me udhëheqjen e Libanit nga Guvernatori Vaso Pasha, një rilindas i spikatur dhe i vërtetë, e vazhdojnë me komunikime e solidaritet në periudhat e konflikteve të përgjakshme që kanë shoqëruar këtë vend përgjatë dekadave, na bëjnë të ndjehemi me afër shpirtërisht në këto ditë tepër të vështira ndaj të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, të aksidentuarve por edhe gjithë popullit të Libanit.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në të cilin bëjnë pjesë mjaft diplomatë që kanë shërbyer në Liban, por edhe mjaft të tjerë të cilët kanë realizuar misione diplomatike atje, ndjehet i trishtuar për gjithshka çfarë ndodhi pasditen apokaliptike të 4 gushtit.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin më të madh me popullin e Libanit mik, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe uron që kjo tragjedi t’i lerë shumë shpejt vendin punës rindërtuese për t’i dhënë Bejrutit shkëlqimin e merituar.