Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Sistemi danez për zgjedhjet, Basha ngul këmbë: S'ka asnjë propozim amerikan
Në përfundim të mbledhjes me ekspertët e PD për Reformën Zgjedhore, kryedemokrati Basha ka folur sërish në lidhje me sistemin danez të zgjedhjeve të propozuar nga SHBA. Për herë të dytë Basha e ka mohuar një propozim të tillë.
"Nuk ka asnjë propozim të tillë. Nuk ka asnjë sugjerim të tillë, nuk ka asnjë propozim të tillë. Jua thashë para dy ditësh dhe i qëndroj njëqind për qind që nuk ka një propozim të tillë amerikan. Por ka një vullnet timin personal për t’ju dhënë shqiptarëve cilindo sistem ata ta gjykojnë më të mirin dhe më të përshtatshmin. Këtu sigurisht nuk shoh vullnet nga ana e Edi Ramës. Nuk shoh asnjë vullnet për të ndryshuar sistemin, ndaj le ta largojmë me votë dhe pas kësaj të zgjedhim sëbashku sistemin më demokratik dhe pse jo dhe institucione të reja kushtetuese, siç është p.sh parlamenti me dy dhoma që fuqia mos të jetë në dorë të kryeministrit, oligarkëve, krimit, por të jetë në dorë të qytetarëve. Unë kam bërë propozim për sistem maxhoritar, jam i hapur për listat e hapura. Jam i hapur për çfarëdo lloj reforme që fuqizon qytetarin dhe rivendos kontrollin dhe balancat duke mos përqendruar pushtetin në duart e një njeriu, por detyra e parë është të shporrim me votë masive popullore këtë keqbërës që ka marrë peng vendin dhe do të marrë peng të ardhmen e tij europiane”, tha Basha.