Flash News

KRYESORE

‘S’je këtu të më mbash mua në karrike’, Ruçi përplaset me Gjuzin në kuvend

‘S’je këtu të më mbash mua në karrike’,

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi në seancën e sotme është përplasur verbalisht me deputetin Kujtim Gjuzi.

Duke folur në seancë Ruçi i tha Gjuzit se nuk është personi që e mban në krye të kuvendit, por përkundrazi.

“Unë e di që opozitarët janë në parlament jo për të më rrëzuar mua këtu ku jam. Që të vini në pushtet duhet të jepni shembullin se dini të bëni gjëra të mira.Prandaj ti s’ke ardhur të më mbash mua në karrike por të më  rrëzosh mua nga karrikia” tha Ruçi.

Deputeti Gjuzi replikoi:

“Nuk të mbaj unë në pushtet, por vota e PS. 24 mandate i ke të vjedhura. As Ramën se mbaj unë në pushtet. Nuk e ke çuar ti kryeministrin para ligjit por një ditë do të shkojë se s’bën”, tha Gjuzi.

Të fundit